Analisti Plator Nesturi shprehet i bindur se Lulzim Basha ka kopjuar Edi Ramën përsa i përket Kryesisë së PD-së. Ndërsa për çështjen e shpalljes së Berishës “Non Grata”, Nesturi tha Basha nuk ka guxim ta shtrojë brenda partisë.
“Po ta vini re ka njëlloj kopjimi të zotit Basha për mënyrën si ka operuar Rama kur erdhi në krye të PS. Duke larguar figura të vjetra dhe figura që kanë njëlloj besimi më të madh ndaj linjës së tij. Pavarësisht se kopjon Ramën ky është një kopjim shumë i paqartë.
Në rastin konkret kemi 2 nënkryetare të reja. PD nga ajo maskiliste ka filluar të japë një imazh tjetër. PD nuk e drejton Basha por Berisha. Sa i përket ngërçit që pësoi PD, Basha s’ka pasur guxim ta shtrojë në diskutim çështjen e Berishës as brenda partisë.
Berisha te këto institucione ka ndikim dhe i kontrollon. Basha do të bëjë një shkëputje nga Berisha por e ka të pamundur që ta bëjë. Ka element të rinj brenda PD që e kanë gjithë karrierën politike përpara, s’mund ta humbasin me çështje të vjetra dhe të humbura siç është Berisha.
Sa i përket elementëve të tjerë kanë qenë më tepër në pritje se çfarë do të bëjë Basha dhe figura lidership i PD. Në njëfarë mënyre kanë pritur që vetë Berisha të largohet. Ja kanë lënë Berishës si largimin dhe qëndrimin”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post