Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme në takimin në përkujtimin për Azem Hajdari organizuar në shehsin “Demokracia”, është shprehur se ai ishte një person guximtar dhe një lider i denjë.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Azem Hajdari luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës si dhe në parandalimin e gjakderdhjeve.
Më tej ish-kryeministri ka rrëfyer dhe një pjesë nga demostrata e parë e mbajtur dhe se si fjala e Azem Hajdarit u dëgjua nga studentët e mbledhur.
“Ky takim të zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e ekzekutimit, pushkatimit të Azem Hajdarit në mënyrë të vetëvedijshme kjo është dita dhe çdo ditë që ne mendojmë atë atë, është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij. Megjithatë, për të qenë realist asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi se sa dhjetori në rrezik, 90 në rrezik dhe rrezik shumë më të madh. A shërben sot kujtimi i veprës së AzemHajdarit, mendoj se sot frymëzon më shumë se kurrë.
Unë do përshkruaj jo për të bërë histori por dy tre momente të atyre ditëve që ndan historitë dhe epokat. Çfarë ishin ato tre ditë? Azem Hajdari dhe një grup jo aq i madh u treguan të pamposhtur, i ftoji Ramiz Alia në darkë doli në 1 të natës u nxori ministrin dhe sabistrat dhe i dërmoi me shkopinj dhe me mjete të tjera ata ishin të pamposhtuar pasi të nesërmen ata dolën në demostratën e parë në rrugët e Tiranës. Dhe në 8 të mëngjesit janë mbledhur këtu dhe kanë dalë në rrugën e Elbasanit. U shpërndanë erdha këtu diku te ato ndërtesat e para dhe gjeta Azemin me një grup studentësh jo që si gjeta të frikësuar, por përkundrazi të vendosur për të shkuar drejt sheshit.
Pra çfarë ishte Azem Hajdari dhe bashkëpuntorët e tij. Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, por dhe këta ishin të pamposhtur. Azem Hajdari u bë lider, në mënyrë, në një mënyrë unike, epike. Kemi ardhur me Besnik Mustafën pasi takuam Ramiz Alinë dhe për ti takuar studentët për tu thënë që ai ju pret. U kishte premtuar që të nesërmen do të vinte do i takonte aty dhe nga njëra anë na than e shkojuni i thoni që ju pres dhe nga ana tjetër e kishte mbushur këtë shesh pëllëmb e ushtar. Dhe me Besnikun e kuptuam që ai donte ti sulmonte , kemi ndnejtur 2 orë me ta. Këtu ishin grumbulluar studentë dhe nëse zbisznin poshtë do ti sulmonin.
I bindëm që nuk do zbrisni sot në shesh, merruni me kërkesat. Është edhe vizioni për të qenë lider. Dalim te ballkoni dhe studentët duartrokasin edhe më jep fjalën mua, i them që i mbështes, dhe u them që sonte ju nuk do zbrisni në shesh ata brenda sekondash tradhtar tradhtar. Tani ky e merr fjalën, këtu është një moment, u thotë jo, unë kam dy fëmijë u tha Kirin dhe Rudinën dhe kur t’ju tradhtoj ja u fus atyre thikën në bark. Kjo ishte, aty ra një heshtje absolute, kjo fjalë aty, ky betim përmbysi ço gjë. Ata e lartësuan, e shenjtëruan në lider, harruan çdo gjë dhe dëgjuan atë duke e duartrokitur atë fuqishëm”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post