Ylli Manjani nuk e beson kryeministrin Edi Rama kur deklaron se nuk dinte asgjë për hetimet e SPAK dhe arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.
Manjani tha se Rama është njeriu më i informuar në vend, ndërsa shtoi se kur kryeministri thotë që nuk dinte gjë, nuk tregon të vërtetën.
“Njeriu që di çdo gjë është kryeministri. Njeriu që di çdo që edhe s’duhet ta dijë është Edi Rama. Të mos kemi asnjë iluzion, i plas mëlçia atij n.q.s nuk e merr vesh. Mendon se bën PR duke fshehur një këtë. Por unë merrem me sistemin, sistemi penal. Në çdo ditë nga 6 mijë persona që kemi në burgje, më shumë se gjysma janë të paraburgosur, janë pa një vendim përfundimtar në burg. Shteti ka 1 mijë e një mekanizma të tjerë, ka gjoba, a dënime alternative, ka pafund. Është me efektive t’i thuash 30 ditë burg, se sa ta kërcënosh me 5 vite burg, sepse ai 30 ditëshi të dhemb shumë. Plus ka shumë vepra të tjera. Një të pasuri merri pasurinë, jo ta futësh në burg. I ka bërë dëm shoqërisë, dëmi është pasuria”, tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post