Rritet frika për një shpërthim të ri viral, pasi 3 njerëz humbën jetën prej tij në të njëjtin fshat së bashku me shumë kafshë.
Ethet hemorragjike virale – një lloj sëmundjeje që i lë njerëzit të gjakosur nga sytë, gojët dhe anuset e tyre – thuhet të ketë fituar terren në Sudanin e Jugut.
Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë vënë në lëvizje për të monitoruar atë që mund të jetë një epidemi e madhe.
Shpërthimi në Sudanin e Jugut mund të jetë katastrofik – me kombin e kufizuar nga Sudani, Etiopia, Kenia, Uganda, Kongo dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Tre vetë kanë vdekur tashmë – një djalë adoleshent, një vajzë adoleshente dhe një grua shtatzënë – në Lindjen e Liqenit Lindor.
Hulumtuesit e OBSH-së zbuluan gjithashtu se shumë kafshë kishin ngordhur nga simptoma të ngjashme.
Deri tani, 60 persona dyshohet se janë prekur nga virusi.
Të tre personat që vdiqën në fund të dhjetorit, vuanin nga ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje në qafë dhe gjakderdhje.
Sëmundja nis si një ethe normale, duke u shkallëzuar kur viktima fillon të vjellë gjak, para se të vuajë gjakderdhje të brendshme, marrje fryme e më pas vdes.
Diskutime rreth kësaj post