Ija, gjyshja e Bes Kallaku ishte ditën e diel mysafire në “Ferma VIP”, aty ku pa nga afër ambientet dhe u takua me fermerët.
Teksa ishte duke vëzhguar fermerët në stalla, Ija dha një këshillë për Xhensilën, duke u shprehur se: “kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”.
Mirëpo, ajo që ra në sy ishte deklarata për Besin, pasi Ija tha se aktori i humorit e ka gjetur gruan e tij.
Besi: Kush punon sot o Ije aman.
Xhensila: Pse prish punë ti o Bes?
Rensi: Lëre more gocën të gjejë dashurinë.
Xhensila: Po më lër ore.
Ija: Do të shkojë në fshat kjo.
Renisi: Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë.
Ija: Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)
Renisi: Edhe një copë tokë e ka ai.
Xhensila: Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla se unë dua një me shumë lopë.
Kujtojmë se në media u raportua se Besi kishte nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi. Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që solli dyshime se mes tyre mund të kishte diçka më tepër sesa miqësi.
Megjithatë në një prononcim për mediat, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post