Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij personi i vetëm përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar është vetëm Edi Rama, të cilin sipas Manjanit duhet ta heqim një orë e më parë nga drejtimi i vendit.
I revoltuar Manjani shkruan se Rama nuk ka si qëllim paratë por rritjen e sundimit të tij, ndërsa paratë janë qëllim për ata që ai përdor.
Postimi i plotë:
“Siç pritej, lëvizja taktike po e jep efektin!
Tashmë kritika e mllefi publik po i sulet të pazgjedhurit e të paditurit të Bashkisë.
Jo mor jo, nuk kemi punë ne me të sepse ai është i pazgjedhur. Të paktën jo në këtë moment e jo për këtë çështje. Me të ka punë drejtësia, kurdo që kjo e fundit të jetë e lirë dhe e pavarur. Ne do zgjedhim një kryebashkiak, kur të ketë zgjedhje.
Por si fillim ne kemi punë me sundimtarin me banim në Surrel, me marrëzitë e zhgarravinat e tij që ka 20 vjet që na i shet si ide apo projekte zhvillimi!!
Me sjelljen e tij prej pronari harbut mbi çdo pasuri publike e private në këtë vend.
Detyra jonë është të jemi të gjithë bashkë përballë një njeriu të vetëm, që ka në dorë çdo gjë. Ai duhet shporrur nga drejtimi i punëve të shtetit.
Dhe një gjë tjetër, të cilën e kam bindje të përforcuar tashmë, sjellja e tij nuk motivohet nga paraja, por nga pushteti. Pushteti i duhet për sundim! Paratë, që dalin nga pushteti i tij abuzues, nuk janë qëllim për atë, po për ata që Ai i përdor.
Ai është një monstër pushteti. Paranë e ka mjet, jo qëllim! Duhet kuptuar mirë kjo gjë.
Të emëruarit apo izmeqarët e Tij do japin llogari si Çeço, me apo pa biçak.
Dhe po, që të jemi të vërtetë deri në fund, Teatrin e shëmbi EDI RAMA. Askush tjetër!
E shëmbi siç ka zhdukur nga faqja e dheut shumë objekte të tjera të trashëgimisë historike.
Sepse historia e nervozon sundimtarin. E bën atë të ndjehet një hiç, siç në fakt është.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post