Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama është shfaqur në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’, ku është bërë pjesë e disa skeçeve. Ai u pyet nga aktori Albano Bogdo, në rolin e Gilbert Fevziut, se nëse do të kishte një kasafortë plot me para dhe diamandë, kujt do ia besonte çelësin: Ilir Beqjas, Damian Gjiknurit apo Arben Ahmetajt?
Kryeministri zgjodhi t’i mos përgjigjej pyetjes dhe t’i thoshte me humor aktorit se i kishte bërë miliardat si qimet e bishtit që kishte në kokë.
Pjesë nga intervista:
Bogdo: Nëse do kishe një kasafortë me lekë, diamante, pasuri, kujt do t’ja jepje çelësin? Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt?
Rama: Provokator, ti nuk je gazetar, je i kapur nga veset. Vesi i basteve të ka bërë mendjen, lekë, lekë lekë. Kasaforta është e jotja, çelësin harroje se kujt ja jap.
Diskutime rreth kësaj post