Ndërsa vijon në Parlament debati maratonë, ku po diskutohet buxheti 2018, ministri Arben Ahmetaj ka qenë në një lidhje live në emisionin “TOP STORY “ , ku po diskutohet pikërisht kjo temë.
Ministri u është përgjigjur të ftuarve në studio, në një moment ka ndërhyrë me pyetje Sokol Balla, por ministri që po dëgjonte me kufje e ka ndërprerë duke i thënë:
Arben Ahmetaj: “Me kë po flas”?
Sokol Balla: “Me Sokol Ballën” -është përgjigjur drejtuesi i emisionit.
Arben Ahmetaj: “Të qenka holluar zëri”- tha ministri duke qeshur.
Sokol Balla: “Nga telat” , ia ktheu Balla. /pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post