Sipas INSTAT, punësimi në tremujorin e tretë të 2016 ka shënuar një rritje dhe për ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ky është një lajm pozitiv i normalitetit të ri për ekonominë shqiptare.
“Në tremujorin e tretë 2016, shkalla e punësimit është 57,1 %. Punësimi gjatë këtij tremujori shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, punësimi u rrit me 8,5 %, shkruan INSTAT. Lajm i mirë edhe për uljen e papunësise që në tremujorin e tretë 2016, eshte ulur ne 14,7 % ose 2,5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Rritja ekonomike vazhdon të konsolidohet dita ditës. Në 2017, do të vijojme trendin e reformave si mbështetje e drejtpërdrejtë për qytetarët!”, shkruan ministri Ahmetaj në profilin e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post