Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shprej se do t’i sugjerojnë në seancën plenare autorizimin për arrestimin e Ahmetajt.
Pëllumbi u shpreh se ato gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.
‘Duhet ti sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për prokurorinë që të zhvillohet një proces i rregullt. Duhet të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë të cilin do ta dërgojmë në të premten para orës 12:00. Të kuptojmë se këshillit për Mandatet nuk është gjykatë. Nuk jam personalisht, jemi anëtarë të këshillit të Mandateve dhe përfaqësojmë 140 deputetët. Do t’i japim sugjerimin seancës. Gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte nëse ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo jo. Sa kohë që bindemi nëse procedura është e rregullt apo jo, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt.’- tha Pëllumbi.
Diskutime rreth kësaj post