Arben Ahmetaj bëri fushatë në zonën e Kavajës për zgjedhjet e 25 qershorit dhe i është përgjigjur Lulzim Bashës pas deklaratës së bërë prej këtij të fundit në lidhje me zgjedhjet për bashkinë e qytetit të zhvilluara në të njëjtën ditë e ku fitoi kandidati demokrat, Isa Sakja.
“Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli I Kavajës i dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës përballë emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, i dha 23 vota plus këtij të dytit”, thotë Ahmetaj.
Ahmetaj thotë se Kavaja rrëzoi Lulzim Bashën.
“Isa Sakja duhet të ishte kryetar i Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më i mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t’ia përmënd Kavajën, por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator, Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha”, deklaroi Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post