Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ka treguar se është kërcënuar tre herë, një herë me një telefonatë nga burgu dhe dy herë live.
Ahmetaj ka treguar se, për këto kërcënimi ka informuar edhe shërbimet e huaja.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Jeni kërcënuar?
Arben Ahmetaj: Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu.
Çim Peka: Jeni marrë në telefon nga burgu.
Arben Ahmetaj: Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime.
Çim Peka: Çfarë di Arben Ahmetaj dhe pse Edi Rama ka frikë nga ato që di Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë.
Çim Peka: Janë 130 mln euro deri më sot të paguara për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe ky është pronari. Si qenka viktimë.
Arben Ahmetaj: Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës.
Çim Peka: Kush është…
Arben Ahmetaj: Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.
Çim Peka: Këtë emër po e dëgjoj për herë të parë, me çfarë merret ky njeri.
Arben Ahmetaj: Po ta hetoni, nuk e flet njeri. Ka ndonjë arsye që nuk e thotë njeri. Të gjitha këto i kam lexuar nga Elvi Fundo, përveç tij asnjë njeri nuk e përmendur këtë. Nuk e ka përmendur TCH.
Çim Peka: Të flasim për fakte.
Arben Ahmetaj: Çfarë është ky biznesmen. Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri. Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë arsyeja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli tek intervista me ju, ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik.
Çim Peka: Është akuza ndaj tij.
Arben Ahmetaj: Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti.
Çim Peka: Jeton në një shtëpi bashkie, ndërkohë që Altin Dumani i ka bërë kërkesë Facebook për FB tuaj dhe nuk i paska bërë bashkisë së këtij qyteti për ju.
Arben Ahmetaj: Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para.
Çim Peka: Kush i merr?
Arben Ahmetaj: Nuk është detyra ime ta zbuloje. Unë detyrat e mia i kam bërë. Kam qenë ministër Financash, e kam marrë në kulmin e krizës, dhe e kam lënë me deficit më të ulët rekord, 1.6 dhe me borxh vetëm në ulje dhe të ardhura në rritje. Më dha rindërtimin, nuk kam fjetur tre muaj për të bërë strukturën dhe për të bredhur me të tjerë për të gjetur paratë. Po në pandemi. Nuk kam lënë brimë miu për të kërkuar vaksinat.
Diskutime rreth kësaj post