Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, dhe ka paralajmëruar se disponon prova që vërtetojnë se kreu i SPKA dhe prokurorët e gjyqtarët e tjerë janë të kontrolluar nga kryeministri dhe marrin urdhëra direkt nga ai.
Në lidhje me deklaratat e Dumanit në Parlament se ka kërkuar ekstradimin e tij, Ahmetaj ka thënë se Dumani nuk guxon ta marrë në pyetje me atë dosje të sajuar e të montuar politikisht me porosi të Edi Ramës.
Biseda në studio:
Peka: Ju po i thoni drejtuesit të SPAK, ti thërrasë mendjes si qytetar, por ndërkohë ju jeni i kërkuar prej tij. A mund ti jepni ju këshilla drejtuesit të SPAK, kur ju sipas tij, jeni i akuzuar për korrupsion dhe i fshiheni drejtësisë. Pyetja ime është konkrete për ju; në rast se Altin Dumani ti hipë avionit, të vijë këtu ku jeni dhe të ju kërkojë një dëshmi nga këtu. Meqenëse kohët e fundit është shprehur se do të ketë surpriza. A është i gatshëm Arben Ahmetaj në këtë vend ku jemi, pa këto kamera, të japë dëshminë dhe të gjitha pretendimet e tij, në mënyrë të veçantë për inceneratorin e Tiranës, që në intervistën e parë thatë, se do të llahtarisen shqiptarët sa lart shkon. A jeni i gatshëm të uleni përballë Altin Dumanit këtu ku jeni dhe të jepni këtë dëshmi?
Ahmetaj: Unë kam një pyetje për ty. A ka kurajon me atë shkelje ligjore që ka bërë Altin Dumani të vijë të kërkojë dëshmi. A e ka kurajën? Jo nuk e ka kurajën. Del e thotë në ekrane se kemi kërkuar ekstradimin, për sa na përket ne është në kërkim nga drejtësia e tij, nga drejtësia që ai thotë, gjykata do bëjë çfarë i themi ne. Apo nga drejtësia e Edi Ramës, që njëherë e shan SPAK dhe e kërcënon kur i duhet, pastaj e mbron. Pastaj i sulet prokurorit të Tiranës, pastaj merr SPAK kur i duhet për ndonjë projekt i bën presion, pastaj në anën tjetër i thotë, ja ku është ai që duhet, ky nuk vjen se është 3 metra, ky që është 173 cm ky vjedh. Orienton. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo nëse do të ishte i pastër në integritetin e prokurorit dhe institucionit. Patjetër. Nuk ka kurajo. E dyta, o i dashur. Letra janë atje, nuk do ti shohë. Ku janë 80 mln dollarë e inceneratorit të Tiranës, ndiq paranë, ku janë. Të më falë kjo zonja që do i zë emrin në gojë. Denisa Tollkuçi, e dini që kjo negocionte rrogën për 1500 euro, punonte te inceneratori i Tiranës. E akuzojnë për grup të strukturua kriminal. Ndërkohë që mungojnë 80 mln dollarë dhe nuk ka incenerator. Kush mban përgjegjësi, t’i vish vërdallë gjithë gjësë. Pyeteni Edi Ramën, a ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetaj. Zero. Pyetja e dytë, a mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë për investimin publik të Fierit. E treta, çfarë ka ndodhur…
Diskutime rreth kësaj post