Llaqi Nako, babai i koreografit Albi Nako ka folur pa dorashka pas pyetjeve të fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ai është dorrëzuar pa kushte të rrëfejë ngjarje që kurë më parë nuk i kishte treguar. I nxitur nga pyetjet e fëmijëve, nëse e qortonte të birin pas ushtrimeve të gabuara, Llaqi Nako ka treguar se ka qenë i rreptë.
Madje rrëfimi i tij shkoi më tej kur tha se është detyruar një herë të vetme edhe ta godasë të birin, por më pas është penduar keqazi. Llaqi tregon se është një prind i rreptë dhe e qorton edhe tani që Albi është i rritur. Por ajo që i është ngulitur në kujtesë ka qenë shkelmi që i ka dhënë të birit kur ka qenë më i vogël. Gjest për të cilin Llaqi ka qëndruar një javë pa ngrënë.
Ja rrëfimi i tij i plotë:
“Unë Albin e kam qortuar uhaa, madje edhe qëparë kur u ndamë e qortova, por ka qenë një rast që e kam qortuar aq rëndë aq rëndë… Një herë e një kohë vite me parë po rrija dhe po punoja diçka në aneks të shtëpisë. Albi me të motrën, luaj e luaj po më shqetësonin. I bëra një herë vërejtje, i bëra verenjte për herë të dytë, për herë të tretë, ato përsëri vazhdonin. Një t’u ngritur me nerva, ai vrapoi nga kuzhina në korridor, s’kishte nga të shkonte dhe unë ja vesha në shkelm. Albi u përplas tek dera, ktheu kokën dhe më tha: “Ah mor baba sa më ke vrarë”. Edhe unë një javë kam ngel pa ngrënë se e kisha qortuar më shumë seç duhet. Kam mallkuar veten.”
Diskutime rreth kësaj post