Deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi se një nga skenarët më të mirë që Partia Demokratike të kapërcejë këtë përçarje në të cilën ndodhet është që të votohet dhe pala humbëse të pranoj rezultatin duke dhënë dorëheqjen.
“Shpresoj se skenari më i mirë dhe normal do ishte ai që do votohej dhe pala që humbiste të pranonte humbjen dhe të pajtohej me vendimin e demokratëve. Janë të njëjtën demokratë që e bënë kryetarin aktual për 8 vite kryetar dhe mesa duket nuk e duan më tani. Këtë do e vërtetojmë në datën 11 dhjetor. Vetëm nëse pala humbëse pranon faktin se demokratët nuk e duan më. Tani është në dorë të Bashës. Skenarin e ka Basha në dorë”, tha Shehaj për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post