Deputeti Agron Shehaj dhe drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku akuzojnë qeverinë Rama se ka abuzuar me 3.7 miliard euro nga buxheti i qeverisë.
Në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, deputeti Shehaj tha se Rama ka vjedhur familjet e popullit më të varfër në Europë dhe PD kur të vijë në pushtët do të bëjë të mundur rikthimin e parave të vjedhura.
“Sipas raportit të kontrollit të lartë të shtetit 3.7 miliard euro është abuzimi me buxhetin i qeverisë Rama.
Kjo do të thotë rreth 5 mijë euro e vjedhur për çdo familje shqiptare. Kjo është vjedhje çnjerëzore sepse po vidhet një prej popujve më të varfër në Europë.
Pasi denoncuam me forcë që PPP dhe koncesionet janë si skema korruptive edhe departamenti amerikan i shtetit i quajti vjedhje.
Ministri Ahmetaj u përgjigj akuzës së nuk i ka shpikur ai. As chek -up nuk e shpiku Rama, i përdori për të vjedhur.
Janë mbi 200 partneritete të qeverisë dhe që nuk janë bërë asnjë prej tyre me kompani perëndimore, por me disa oligrakë shqiptarë, në mënyrë që ata t’i kthejnë një pjesë të parave.
Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Nushin? Sa i kthen qeverisë? Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet. Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje. Askush nuk duhet të mendojë se mund të vjedh shqiptarët me kontratat e PPP-ve korruptive. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme që të mbrojë paratë e shqiptarëve. Do jetë detyra jonë që të ndalojmë këtë vjedhje dhe ato para tua kthejmë shqiptarëve. Mosanullimi i PPP do krijonte precedentë të rrezikshëm të politikanëve që do të vjedhin. Paratë e vjedhura t’ja marrim Nushit, Ahmetajt, Gjiknurit dhe tua kthejmë qytetarëve”, tha Shehaj.
Nga ana tjetër, drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku merr si shembull tre inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit dhe i cilëson si aferat korruptive të ministrit Ahmetaj.
“Kontratat koncesionare i marrin ministrat e qeverisë ose oligarkët rreth qeverisë. Bëhet fjalë për inceneratorët e Elbasanit, Fietrit dhe Tiranës.
PD e ka denoncuar këtë aferë, Ahmetaj me ish vartësin e tij Klodian Zoton. Krijon një shoqëri e propozon krijimin e incineratiorëve dhe qeveria lidh tre kontrata me vlerë 178 mln euro. Lista e shkeljeve është shumë e gjatë nga mungesa e garës, propozuesi e fituesi përfaqësohet nga shoqëri që nuk kanë asnjë përvojë në këtë fushë. I njëjti skenar funksion edhe në fusha të tjera”, tha Pelinku.
Deklarata e plotë e Shehajt dhe Pelinkut:
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 3.7 miliardë euro është abuzimi me buxhetin i qeverisë Rama.
Duke pasur parasysh që janë 800.000 familje që jetojnë në Shqipëri i bie që kjo qeveri i ka vjedhur pothuajse 5000 euro çdo familjeje shqiptare.
Vjedhja e certifikuar që po i bëhet popullit shqiptar nuk është vetëm kriminale por edhe çnjerëzore, sepse po vidhet një prej popujve më të varfër në Europë, nga njerëz që janë betuar se do t’i shërbenin popullit të vetë dhe në fakt i shërbyen vetvetes dhe një grupi oligarkësh.
Pasi denoncuam me forcë që partneriteti publik privat dhe koncesionet janë skema korruptive, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me gjuhë diplomatike, i quajti vjedhje.
Me paturpësinë me te madhe Ministri Ahmetaj iu përgjigj kësaj akuze të Departamentit Amerikan të Shtetit që PPP-të nuk i ka shpikur ai, si të thotë një hajdut i kapur në flagrancë që thesin nuk e shpiku ai.
Mese e vërtet, as Check-up-in nuk e shpiku Rama, ai thjesht e përdori për të vjedhur, as inceneritoret nuk i shpiku Ahmetaj , as teatrin, as aeroportin e Vlorës , as kompaninë ajrore, nuk janë shpikje të kësaj qeverie, janë nevoja te domosdoshme të shoqërisë në disa raste, por kjo qeveri i përdor për të vjedhur.
Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet sepse ne kete menyre thela bëhet me e majme, vidhet me shume dhe për një kohë të gjatë.
Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore.
Sepse Rama partneritetet i bën vetëm me disa oligarkë shqiptare, vetëm ata që pranojnë të bëhen partner biznesi me Ramën mund të fitojnë një koncesion. Sepse vetëm ata i kthejnë Ramës një pjesë së parave që Ramës i duhen për të konsoliduar pushtetin e tij absolut.
Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Nushi ? Nga 100 milionë euro sa i kthen qeverisë? Po për sa i takon inceneritoreve, nga 200 milionë euro sa merr Zoto dha sa Ahmetaj? Po nga 400 milionë euro të Rrugës së Kombit?… Sa do marrin?
Projekti 1 miliardë është shumë i mire për Ramën dhe partnerët e tij por jo për shqiptarët.
Nëse me tender rrugët ndërtoheshin me 1 milionë euro për çdo km , me partnerët e Ramës ato do kushtojnë 10 milion euro për km.
Nuk bëhet Shqipëria me ministra dhe politikanë të pandershëm, të etur për pushtet dhe që mendojnë vetëm për vete.
Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive do të jetë Akti i parë që partia demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve.
Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer.
Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje dhe ato para t’ja kthejmë qytetarëve shqiptare, jo vetëm nëpërmjet shërbimeve publike, por edhe nëpërmjet pagesa direkte familjeve në nevojë.
Askush nuk duhet të mendoj se mund te vjedhë shqiptaret përfundimisht sepse kontrata e PPP nuk prishet dot. Mos Anulimi i PPP-ve korruptive do forconte këtë bindje dhe do krijonte një precedent të rrezikshëm për politikanet qe synojnë pushtetin për te vjedhur.
Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme të mbrojë interesat e qytetarëve, mjafton vullneti, dhe ne e kemi vullnetin dhe vendosmërinë e duhur që paratë e PPP-ve korruptive t’ia marrim Nushit, Zotos, Ramës, Ahmetaj,Gjiknurin etj, dhe t’jua kthejmë qytetarëve.
DEKLARATA E LEALBA PELINKUT
Në raportin e fundit KLSH evidentoi se qeverisë i mungojnë kapacitetet për të mbikëqyrur kontratat konçesionare. Në fakt, ne jemi të bindur se nuk është çështje mungese kapacitetesh, por mungesë vullneti nga ana e qeverisë. Kjo sepse koncesionet më korruptive dhe me vlera më të larta, ose janë të ministrave të saj, ose të oligarkëve pranë saj. Rasti më flagrant është ai i tre konçesionarëve të inceneratorëve të Arben Ahmetajt.
Partia Demokratike gjatë vitit të fundit ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ku Arben Ahmetaj me emrin e nëpunësit të tij të mëparshëm Klodian Zoto, pa asnjë përvojë propozoi dhënien me koncesion te incenerimit te mbejtjeve dhe, pa asnje gare, lidhi kontratën me shtetin shqiptar për tre djegës mbetjesh për 178 milionë euro. Lista e shkeljeve te ligjit për të tre procedurat koncesionare është e gjatë, mungesa e garës, tenderit ndërkombëtar, mungesa e pervojes, shitja e kuotave të shoqërisë koncesionare dikujt pa asnjë përvojë të ketë fushe me vetëm 20 000 lekë, pagesat e kryera që deri me sot shkojnë 32 mld lekë, ndërkohë që inceneratori i Fierit ende nuk dihet kur dhe ku do të vihet në punë.
Por duket se kjo aferë nuk ishte thjesht shoqëri, nëpërmjet adminsitratores Stela Gugallja, si ortak i vetëm dhe Loran Dusha si administrator, i cili nga ana tjetër eshte administrator tek shoqëria koncesionare e Zotos per inceneratorin e Fierit, krijon nje shoqeri dhe pa asnjë dite përvojë, pas disa muajsh, aplikon dhe i jepet leje me afat 25 vjeçar për gërmimin e kuarcit ne Pervalle te Librazhdit. 10.000 ton/vit per 25 vite. Jo vetëm kaq, por aplikon per tregtimin e gazit natyror, disa muaj pasi e vendos ne objektin e veprimtarisë e licenca i jepet. Kjo është shoqëria e radhës e Klodian Zotos, “C.G.C” shpk, edhe kjo me seli tek Sky Toëer, kati 13, zyra 13/2. Leje minerare dhe licencë gazi. Kur bizneset shqiptare janë në faliment, kjo kompani deri më tani merr 5 koncesione e licenca ekskluzive, pa asnjë ditë eksperiencë në asnjë nga fushat përkatëse.
Po kështu, koncesionarja e Fierit qe e ka te ndaluar nga kontrata koncesionare te operoje në sektorë të tjerë, ka shtuar objektin e veprimtarisë edhe ne fushën minerare.
Pra, shtrirje ne çdo sektor te mundshem, duke kapërcyer rregullat e garës e duke asgjësuar konkurrencën. Praktikisht sot në ekonomi nuk ka më garë tha departamenti i shtetit dhe ky është shembulli më konkret. Sot të gjithë sektorët e ekonomisë janë 5 oligarkë që marrin tenderat e koncesionet ndërkohë që 45 biznese në ditë janë mbyllur gjatë gjysmës së parë të vitit. Duket se çdo biznes është në vështirësi, përveç atyre që zotërohen nga Rama e Ahmetaj. Ndërkohë që investitorët e huaj largohen nga Shqipëria, vetëm Klodian Zoto përfiton si dhurate, pa asnjë merite a kapacitet, 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive.
Pikërisht kjo ishte çfarë DASH evidentoi kur u shpreh se kompani qe kanë lidhje me politiken, pengojnë konkurrencën, apo gjykata europiane e auditit kur tha se një në tre tendera jepen pa garë. Ne fakt, kur behet fjale për Klodian Zoton, asnjëherë nuk ka pasur gare, as tek kontratat koncesionare, as tek lejet minerare e as ne tenderat publike të përfituara nga ai.
Partia Demorkatike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do çlirojë kapitalin e do rrisë investimet në ekonomi. Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme se pse sot të rinjtë janë pa punë, se pse rrogat e pensionet nuk rriten se pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.
Rishikim i ligjit të koncesoneve e prokurimeve për të siguruar konkurrencë të lirë, do të jetë prioritare së bashku me Ligjin Antimafia që do të kthejë çdo qindarkat të vjedhur nga qeveria nëpërmjet krimit e korrupsionit të shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post