“Lira” është kthyer në një tjetër rol shumë të famshëm të aktorit Agron Llakaj, për të cilën pati shumë diskutime në media, pasi u mor sikur ai imitonte juristen e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani.
Aktori i humorit shpjegoi se ai personazh nuk është Eni Çobani, por është një përzgjedhje e marrë nga ekrane të ndryshme. Megjithatë ai nuk i kurseu kritikat për rubrikën e Enit, duke e cilësuar si “banalitet dhe varfëri shpirtërore për shoqërinë”.
“Ai personazh nuk është Eni Çobani. Po të ishte Eni do e vendosja emrin Eni Çobani, s’do ja vendosja Lira. Ajo është përzgjedhje marrë nga ekrane të ndryshme, duke marrë pak nga një personazh, pak nga një tjetër dhe është krijuar një personazh si Lira.
Unë me komente nuk para merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua, etj. Por, nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen. Megjithatë është puna dhe qëllimi i çdokujt, mënyra se si e kanë menduar ta menaxhojnë veten dhe aftësitë e veta.”,- u shpreh Agron Llakaj në Energy Radio./Nrg Radio/
Diskutime rreth kësaj post