Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75- vjeçare, si sot dy vite më parë. Devole vuante nga leucemia, por Covid-19 u bë shkak që artisti te mos i mbijetonte sëmundjes së rëndë.
Për artistin e shquar të kinematografisë shqiptare, reagimet ishin të shumta nga figura e personalitete publike, të cilët e njohën apo kishin fatin të punonin me të.
Sot, 2 vite më vonë Agron Llakaj nuk huarroi pa e përkujtuar me një dedikim spcial.
“I Madhi dhe i paharruari Koco Devole.
Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj, punen, shendetin, sfiden, kenaqesi e pakenaqesi, trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…, ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.
Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”. I paharruar i shtrenjti Koco!”, shkruan Agron Llakaj krah postimit.
Diskutime rreth kësaj post