Takimi i një dite më parë me Lulzim Bashën në Berat dhe kritikat e adresuar ndaj tij krijuan përshtypjen se Agron Kapllanaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD në Fier, po hidhte një hap drejt afrimit me Sali Berishën.
Ai përsëriti se qëndrimi i tij mbetet i prerë, atë nuk e lidh asgjë me Sali Berishën sot as në të ardhmen.
“Unë me Sali Berishën nuk bashkëpunoj, e kam thënë, e them. I bëj thirrje Sali Berishës të japë dorëheqjen dhe të lërë demokratët të bashkohen. Të bëjnë një proces. Sali Berisha nuk i sjell dot demnokratët në pushtet, me non gratën që ka mbi shpatulla është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe sigurisht është kohë e humbur dhe oksigjen për Edi Ramën që ta shtyjë sa më shumë dhe ti japë një mandat tjetër, atë që demokratët nuk do t’ja falin Sali Berishës. Unë nuk kam asnjë lidhje me Sali Berishën.”-shprehet Kapllanaj.
Diskutime rreth kësaj post