Analisti Agron Gjekmarkaj në analizën e tij rreth asaj çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, vlerësoi emrin e Klevis Balliut, ish-deputetit demokrat që duket se nuk do të jetë pjesë e listave të PD-së.
“Rasti i Klevis Balliut, unë e njoh personalisht. Është një njeri që ka bërë opozitë, është qëndrestar, por mbi të ka rënduar një paragjykim edhe nga kampi kundërshtar. Ai është një djalë i shkolluar në Angli, por ai ka bërë betejat e veta, ndaj mendoj që ai duhet të ishte në Parlamentin e Shqipërisë, sepse duhet të promovohet edhe modeli i atij që qëndron dhe që bën kauza, që ka 200 gjyqe mbi shpinë nga ana e qeverisë”, u shpreh Agron Gjekmarkaj në emisionin “Log.”
Diskutime rreth kësaj post