Nga: Agron Gjekmarkaj
Babo mes falenderimit dhe merzisë! Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas javesh plot mundime që i tregohen nates së vrrit, kaluan orë të qeta ku gjumi ishte gjumë shelegu e gerrhima -gerrhimë shlodhjeje. Ëndrra me mirazhe panë sikur Babo i kishte ftuar të gjithë në Surrel dhe me doren e vet u mbushte gotat e u gatuante ! Secilit i thoshte : ha merr, nginju, mos kurse.
U zgjuan në mengjes pak të muavitur nga perqafimi me jastekun po secili prej tyre ndihej i dlirtë e i lehtë si flutur. Pak uri i cimbiste dhe therje në mide.Dy feta buk pak djath e një gotë qumesht u ra butë ndersa kafeja edhe më jua qetoi trazimin. Ditë e ditë që kerkonin, lypnin dhe gjenin emra per President, bam e-mail e bam me zarfe. Lodhja e preukupimi sepse Babo gjithçka kishte lënë në doren e tyre kishte bërë te veten! Ai, ata pyet gjithmonë. Nuk jua prish kurrë. Ca ishin hequr. Ndonjë kishte prerje oreksi. Pagjumësi po e po.
Taos i kishin rënë rrathet poshtë syrit dhe mendimet në hermetizem ishin çimentuar. Mbrëme u mblodhen ashtu , jakë jakë, solemn e madheshtorë pasi nga pas oborrit të selisë së PS-së shkarkuan karrocat, zetoret, kuajt e gomeret me emrat e shumtë që kishin mbledhur. Babo në fillim u merzit tha kush i hap të gjitha megjithëse dy tre nga ministrat u vetëofruan për ta bërë atë punë ! Ta bëjme me short tha hapim vetem 100 ! U tha u bë se fjalë e Babos është ligj. Ajo thyen gur e koka armiqsh. Zemra mbush me hove e gezim. Ambicje frymezon si askush.
Ganxhë hkeuri është ajo per karriera të gjata.Lum kush e kupton , lum kush i beson, lum kush e zbaton. U hap e para ! Barjami thanë një zëri ! U hap e dyta e treta e njezeta, prapë Barjami deri tek e njeqinda kudo Barjami. Në sallë ra heshtja.
Merrni kuturu tha Babo edhe 10 të tjera ! U hapen edhe ato perseri doli Barjami. Mjekrren kroi Babo. Heshtja ra kudo si muzg. Nuk pipetinte as zog as sorrë. Damo desh të kollitej por e kaperdiu duke u skuqur deri tek qepiket si barbun. Nuk thyhej ajo qetesi historike. Teksa frymarrja pezull rrinte Babo vendosi të fliste me fjalë që në ndergjegjet e Kryesise skaliteshin si urdheresat e Moisiut në gurë! Ai tha “e kam enderruar ketë ditë. Populli mendon si unë, Partia mendon si unë, Kryesia po. Ju e kishit kuptuar që unë doja Barjamin dhe unë po kaq që ju atë donit. Ky është uniteti, simbioza që na e kanë zili.
Çelsi i sukseseve tona. Erdhi dita që Pandi, Fatmiri, Braçe , Mimi , Ditmiri të mendojnë si unë dhe Bora. Të keqin të na marrin hasmit. Sonte vazhdoi do e therras Bajramin e Republikes në zyrë , ti japë ca keshilla e ta shohë mbarë vegjelia kush i darovit keto punë”! U tha u bë. Njerzia gjet paqen e mbrothesinë. Bajrami vajti, urtë e butë ngarkuar me mirnjohje. Nga dje Babo është bërë edhe guide shpirterore si Ajatollah Komeini i cili është mbi Presidentin. Ndaj sot mbledhja që një formalitet dashurie e mirnjohje. Babo u dha doren. Ndonjerit i rrahu shpatullat. Me Nikon , Olten dhe Mimin u ndal në menyrë veçantë, “ju rritet një gjeneral dhe i dhatë vendit një President mbi palet, mirnjohja ime nuk do tu braktisë” ! Mimi psheretiu eh Bajro Bajro i vogel mu duke i madh me dole.
Babo la me butësi por pa ekivok porosinë “të gjithë në rresht sonte per votimin se perndryshe e dini vetë ju more firauner se sa ç’është e pamatë dashuria ime që shpon malet, epokat po kaq zemerimi”! Deputet e jugut miratuan me kokë, Baçi do bënet se s’bën . Ua tha klotilda qyqja si ore nuk do ta votojmë Bomin. Ata të Vlores o Babo , quaje të bërë Barjamin.Por njerzit e keqinj që mos befshin hajer fusin gurë në rrota.
Presidenti në largim Meta iku në Stamboll dhe nuk degjon të kthehet. Kushtetuta e do pa grada. Babo është zymtuar perseri. Nuk pipetin as miza. Ai kishte porositur që vigjilenca ndaj asnjë çast të mos binte por keta e kishin nenvleftesuar ” kaçakun” . Ai të pakten deri tani ka marrë me vete çelsin e Kushtetutes dhe ju thotë na hipni ketu e shihni Stambollin more edepsezer dhe ju nxjerr gjuhen. Babo këtë merzi nuk e kishte parashikuar. Por ai ashtu siç drejtoi barken e Turit mes tallazeve do ta nxjerrë sonte Bajramin në breg. Grupi shyqyr që bëri mengjes të mire se sot ska më buk as ujë. Kujt i hahet e kujt i pihet kur Babo është i zymtuar xhanem?!!
Diskutime rreth kësaj post