Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka befasuar me prapaskenat që ka nxjerrë për kandidimin e kryeministrit Rama në Durrës. Ai tha se kryeministri është detyruar nga bandat kriminale për të qenë pjesë e listës së Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi i Agron Dukës:
“Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.”-shkruan Duka.
Diskutime rreth kësaj post