Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas qëndrimit të sotëm të kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Kreu i PAA shprehet se qëndrimet e Metës konfirmuan shqetësimet e opozitës për zgjedhje.
Deklarata e plotë e kretut të PAA:
“Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykoj se kjo deklaratë vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, ku dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me datën 20 shkurt 2017.
Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që Ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste“.
Letra e kreut te PAA drejtuar kreut të Kuvendit:
Diskutime rreth kësaj post