Presidentja e Hungarisë Katalin Novak ka folur nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës.
Ajo u shpreh se këto ditë është parë sa pak duhet për të rritur tensionet dhe situata të kalojë në nivel lufte. Novak theksoi se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më tej ajo u ndal, se ashtu sikurse Ballkani Perëndimor ka nevojë të jetë në Bashkimin Europian, edhe BE ka nevojë për anëtarësimin e tyre.
“Kemi pasur një bisedë shumë të frytshme. Jo vetëm si grua jam për herë të parë si presidente, por edhe si nëna e tre fëmijëve. Për mua ky është profesioni më i rëndësishëm në jetën time. Jam shumë mirënjohës që tre herë kam pasur mundësinë për të dhënë jetë. Për mua është shumë e rëndësishme vizita e sotme në Tiranë sepse po përpiqem të bëj sa më shumë në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Me Shqipërinë kemi një hishtori të gjatë miqësore. Respektojmë, kuptojmë dhe mbështesim njëri tjetrin. Kam ardhur në Shqipëri në një kohë kritike. Europa po përballet me vështirësi. Në radhë të parë, lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë Ballkani perëndimor, stabiliteti. Dhe së treti rritja e vazhdueshme e imigracionit ilegal, Së katërti sfidat demokratike. Së pesti fuqia politike botërore e Europës është në pikëpyetje. Duhet të flas në lidhje me luftën në Ukrainë.
Të gjithë ishin të habitur me atë që ka ndodhur në Ukrainë., Vendimi i Rusisë për të sulmuar fqinjin e tij na ka vënë në një situatë të re. Dua të përmend që si fqinj të Ukrainës kemi ndihmuar 2 mln refugjatë. Shumica e tyre nuk kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Ne jemi aty kur duhet të japim ndihmë humanitare. Lufta duhet të mbarojë sa më shpejt. Shohim rritje të çmimit të energjisë elektrike, inflacioni, shohim frikën në sytë e njerëzve në Europë. Çdo njeri ka frikë se lufta mund të shkojë deri në kombin e tij. Së dyti kam përmendur stabilitetin. Të gjithë shohim Ukrainën por ne harrojmë sa i rëndësishëm është që Ballkani perëndimor të ketë paqe dhe siguri.
Sa pak duhet për të rritur tensionet që kjo pastaj të kalojë edhe në nivel lufte. Është e rëndësishme të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Kosovë, në misionin e KFOR-it ka 400 ushtarë hungarezë, 20 janë lënduar gjatë sulmeve të fundit. Shumica e tyre janë në spital. Jam i bindur që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është çelës për integrimin europian. Paqja, siguria e Europës varet shumë nga Ballkani Perëndimor. Ne mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Ndaj duam që ju, shqiptarët t’ju përshëndesim si qytetarë të BE. Edhe ne kemi nevojë për ju brenda BE”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post