Reperi Agon Sylejmani i cili njihet nga publiku me emrin e muzikës Agon Amiga, pas rikthimit nga Gjermania po ‘korr’ suksese të një pas njëshme.
Ndonëse ka një sukses të madh në jetën profesionale mesa duket nga ajo sentimentale nuk është aspak mirë. Pavarësisht famës së madhe që ai ka shpesh herë reperi përpiqet që jetën e tij private ta lërë jashtë kamerave.
Mirëpo prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Agon Amiga dhe partnerja e tij, Egzona Syla janë nuk janë në ditët e tyre më të mira.
Publiku filloi të aludojë për një ndarje mes çiftit pasi ata nuk e ndjekun njëri-tjetrin në rrjetet sociale, madje Egzona nuk i ndjek as familjarët e reperit.
Mirëpo së fundmi disa burime për ‘Prive’ martesa e dyshes është në ‘krizë’ dhe të gjithë fokusimin partnerja e reperit e ka tek djali i tyre.
Kujtojmë që dyshja u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë në vitin 2015, ndërsa dy vite më pas vendosën që ti japin një tjetër shans dashurisë së tyre dhe disa vite më pas ata u bënë prindër të një djali, Noel.
Diskutime rreth kësaj post