Andrea Agnelli dhe Cristiano Ronaldo kanë lënë një takim në fillim të muajit maj për të vendosur së bashku se çfarë do të bëjnë për të ardhmen, të vazhdojnë bashkëpunimin apo të gjejnë një zgjidhje me kompromis për të dhënë fund kontratës përpara kohe. CR7 nuk është çështja e vetme që presidenti i Juves duhet ti jap zgjidhje, sigurisht është më e rëndësishmja, por vizita e Mino Raiola dje në Torino ka hapur disa skenarë të tjerë. Raiola ka në menaxhim lojtarë si Federico Bernardeschi, Matthjis De Ligt, Luca Pellegrini, por dhe lojtarë si Moise Kean, Alessio Romagnoli, Paul Pogba dhe Donnarumma. Temat më të nxehta për tu diskutuar janë shkëmbimi Bernardeschi-Romagnoli por një hipotezë është edhe rikthimi i Kean në Torino.
Një tjetër ide që ngacmon edhe më shumë tifozët është ajo që lidhet me Gigo Donnarumma, portieri i Milan i cili pas dy muajsh mund të largohet me parametra zero. Gigo nuk është një emër risi në shtëpinë e Juves, përkundrazi, është përfolur gjithnjë si pasuesi i Buffon. “Zonja e Vjetër” po bëhet gati për të nisur një tjetër revolucion, Donnarumma është zgjedhja e parë për portën dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ti plotësojnë kërkesat e tij ekonomike.
Nuk është një sekret që Raiola kërkon për lojtarin e tij një pagë vjetore prej 12 milion euro, shifër që Milan nuk mundet dhe nuk dëshiron ta paguaj, ndërsa Juve mendon se mund t’ia ofrojë një shumë të tillë. Donnarumma dhe projekti i ri i Juves varen shumë në këtë pikë nga e ardhmja e Ronaldos dhe paga e tij vjetore prej 31 milion euro.
Diskutime rreth kësaj post