Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu në kohën që ka qenë në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me prova për Lulzim Bashën në lidhje me lobimin rus. Mbrëmjen e sotme në “Log.” Ilir Meta tha se e njëjta dosje i ka shkuar edhe atij.
“Ai kishte dosjen e Muzinit, që ai zotëria sikur ja ka çuar tij zotërisë tjetër te PD-së ma ka sjellë edhe mua të Muzinit. Më ka thënë, “jo agjentë, rusë, këto”.
Unë kam qeshur dhe i kam thënë lëri këto, Berisha ka një problem, është më anti-rus sesa duhet dhe duhet të jetë më i përmbajtur. Ai më tha thënë, jo more, doktori është në rregull, por ky tjetri është keq, është kështu dhe ashtu” tha ai.
Kreu i shtetit u shpreh se “Atë (Lulzim Bashën) e terrorizon edhe një roje ambasade. Sepse po të gënjesh dhe të kesh probleme ashtu përfundon” deklaroi ai në ABC.
Diskutime rreth kësaj post