Diplomati Agim Nesho ka komentuar njoftimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për kuvendin e ditës së nesërme në stadiumin ‘Air Albania’.
Sipas Neshos, mesazh ishte përbashkues dhe në shumë raste pati një moment që vetëm lider si zoti Berisha mund ta bëjë, pranoi që edhe pjesa tjetër që ka qenë në krah të kundërt të bashkohen.
Deklarata e Neshos:
“Unë nuk e di se çfarë do ndodhi ditën e nesërme. Por unë e shoh mesazhin e doktor Berishën shumë enturziast, duke treguar karakterin e tij të fortë në politikë që nuk influencohet nga momentet dhe së dyti është i bindur në veprimtarinë e tij të re për rithemelimin e PD-së dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe u jep shpresë shqiptarëve është lufta ndaj një regjimi që përpiqet me të gjitha forcat për të mbajtur larg dhe peng Shqipërinë nga e ardhmja e saj perëndimore. Kjo është ajo që del nga mesazhi i tij. Dhe Kuvendi është një e drejtë legjitime e demokratëve dhe asgjë nuk mund ta ndalojë pasi është vullneti i popullit ajo që ka rëndësi pasi kjo është baza që i jep legjitimitet institucioneve demokratike në Shqipëri dhe me këtë jemi të gjithë.
Mesazh ishte përbashkues dhe në shumë raste pati një moment që vetëm lider si zoti Berisha mund ta bëjë, pranoi që edhe pjesa tjetër që ka qenë në krah të kundërt të bashkohen. Kjo tregon forcën për jo vetëm nga numrat që ka pasi jemi koshientë që në datën 11 dhjetor do jetë shumica dërrmuese e PD por kjo tregon dhe forcë. Një forcë duke justifikuar qëllimin që kjo lëvizje nuk është me motive personale por për të mirën e vendit dhe për të dalë nga kjo situatë ku demokracia shqiptare po funksionon pa opozitë.”-shprehet Nesho.
Diskutime rreth kësaj post