Shkrimtari dhe autori i këngëve shumë i njohur Agim Doçi së fundmi i është shtuar listës së pakënaqurëve të Festivalit të RTSH-së.
I ftuar në emisionin ‘Thumb On’ ai tregoi se si qëndron historia e vërtetë për tekstin e këngë së Eli Farës dhe Stresit.Ai tregoi se në fillim bëri tekstin e këngës së Eli Farës dhe Stresit, me porosi të Verës, e cila i zgjodhi vetë dhe titullin, pastaj krejt papritur ata ndryshuan tekstshkrues, duke ia dorëzuar Rozana Radit.
“Ata ma kërkuan këngën. Zonja Grabocka i kishte thënë shkoni tek Agim Doçi dhe bëni një këngë me titull “Bohem”. Të dy janë Bohem ata. Janë shpirt binjak. Ua dhashë tekstin. E pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në ShBA, kur u ktheva nga andej më thanë: jo, tesktin po e bën Rozana Radi. I lumtë, i thashë dhe Rozana din me ba tekste”, tha Agimi ku më pas shtoi se nuk ishte i mërzitur.
‘Përse të jem i mërzitur, unë s`kam nevojë për famë. Për më tepër përse të mërzitem kur Rozana është mbesa e mikut tim të ndjerë Françesk Radit. Nuk e di përse teksti im s`i pëlqeu. Mbase s`ishte luksoz. Mbase u ka ardhur era e çorapeve të leshit”, tha poeti i mirënjohur.
Diskutime rreth kësaj post