Presidentit Ilir Meta ka pasur dje një takim me shoqërinë civile për sistemin zgjedhor, por duket se jo të gjithë i shkuan sipas valles. Analisti Afrim Krasniqi iu drejtua dje presidentit Ilir Meta duke i thënë se vendi më datë 25 prill nuk do të shkojë në konflikt, por në zgjedhjet e 10 parlamentare. Kjo, për shkak të akteve dhe retorikave të Metës ditët e fundit, të cilat sipas Krasniqit mund të shmangeshin.
“Unë do doja si qytetar i këtij vendi që Institucioni i Presidentit t’i rikthehet dhe t’i përshtatet kostumit kushtetuese dhe solemnitetit që kërkohet nga kryetari i shtetit. Disa akte dhe retorika mund të evitoheshin. Nuk po shkojmë në një situatë të konfliktit të madh, por në një situatë që mund të ndryshojë me vullnet dhe me pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve”, – i tha Krasniqi Metës.
Ndërkohë, presidenti Meta pranoi “kritikat” e Krasniqit dhe tha se në këto zgjedhje nuk konkurron presidenti, por forcat politike. Edhe për retorikën e fortë, Meta tha se ajo nuk është më e mira, por ai është i detyruar.
“Është e vërtet që nuk konkurrojnë dhe nuk duhet të konkurrojnë institucionet në këto zgjedhje, por forcat politike. Në këto zgjedhje nuk konkurron presidenti me asnjë institucion, por ju e dini shumë mirë, pavarësisht edhe nga retorika që është i detyruar presidenti herë pas herë të përdor. Nuk mund të them që është më e mira, por është i detyruar, për të intimiduar ata që duan të vrasin besimin te vota e lirë. Në kushtet që nuk funksionojnë institucionet”, – tha Meta ndër të tjera.
Krasniqi në takimin online organizuar nga presidenti renditi dhe disa nga problematikat që ka konstatuar këto zgjedhje. Ai u shpreh se vazhdon ende përfshirja e kandidatëve të fortë edhe individëve me rekorde kriminale, gjë që sipas tij është e gabuar në krahasim me atë shembull çka SHBA dhe BE është dukë na dhënë. Po ashtu ai foli dhe për militantët të cilët punësohen për të sulmuar ku tha se të tilla praktika janë demotivuese për klimën politike.
“Shohim që vazhdon përfshirja e kandidatëve të fortë edhe individëve me rekorde kriminale për kandidat për deputet. Ky mendoj që është një zhvillim i gabuar dhe bie në kundërshtim me atë mesazhin e vazhdueshëm që SHBA dhe BE po jep për Shqipërinë. Po ashtu kemi atë ushtrinë e famshme të militantëve të cilët janë punësuar për të sulmuar e denigruar çdo individ që kritikon vijën zyrtare politike, kandidatë apo vendime të mazhorancës. Kjo lloj praktike është demotivuese për klimën politike dhe standardin e zgjedhjeve”, – tha Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post