Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj, foli për ardhjen e afganëve në vendin tonë. Abilekaj theksoi se Rama bën propagandë me këtë çështje, duke shkuar deri në delir, pasi as vetë nuk e di sa afganë do pranojë.
Deklarata e Abilekajt:
“Rama bën propagandë me afganët, sikur Shqipëria po luan rol me rëndësi në arenën ndërkombëtare. Patjetër duhet t’i presim, por çështja duhet të ishte diskutuar me popullin, me elementë të tjerë në politikë. Duhet të dimë edhe sa rrezik kanë, nuk mund të krijojmë kampe përqëndrimi në vend. Rama bën sikur po bën diçka të madhe, ndërsa nuk është se është ndonjë personalitet që ka rëndësi të madhe në këtë mes. Rama po tregon zell të tepruar pro-amerikan, duke folur edhe kundër BE-së, por mos harrojmë se ne jemi në Europë e s’mund të dalim kundër vetes. Rama nuk kërkon në Kosovë partner, por do vasal”, tha Abilekaj.
Enton Abilekaj më tej foli edhe për situatën në vend, duke u shprehur se Rama bën vepra të mëdha për miqtë e lë shqiptarët në varfëri ekstreme.
“Portet e vendit janë në duar të miqve të Ramës. Rama nuk ka asnjë vepër, që të jetë një vepër vetëm e mirë. Ne e dimë se varfëria po rritet dhe polarizimi i shoqërisë po rritet. Rama krijon vepra të mëdha, duke jetuar shqiptarët në varfëri. Ministrat nuk i pyet askush, Rama i vë dhe i heq ministrat si të dojë, në bazë të mesazheve që merr nga oligarkët. Rama po bëhet autokrat, pasi ka popull kokëulur. Ne jemi republikë autokratike, ku Rama bën zgjedhje formale. Njerëzit tentuan ta heqin Ramën më 25 prill, por opozita nuk e rrëzoi”, u shpreh Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post