Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut Veliaj, pas publikimit të letrës së firmosur nga ana e tij për inceneratorin e Sharrës.
Duke e krahasur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Manjani thekson se me të njëjtën logjike Erjon Veliaj duhet të ishte në superarrest.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
“Nuk e di saktësisht çka bërë kryetari i Bashkisë Lushnje që është vënë nën arrest, por kjo letra që ka firmosë Erion Veliaj në emër të të gjithë qarkut Tiranë është flagrante!
Në superarrest duhet të ishte për më shumë arsye dhe llogjikë që çuan në arrestin e atij të Lushnjes.
Unë nuk nxis e as mbështes arrestime të pakuptimta, ca më keq të nxitura nga deklaratat politike, por paktën për barazi para ligjit Veliaj duhet të ishte në burg.
E lemë mënjanë faktin fatal që dëmi që sjell letra e Erionit është ku e ku më i madh sesa një tender kanali që paska bërë keq bashkia (jo detyrimisht kryetari) e Lushnjes…”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post