Nuk kaloi shumë dhe ish-ministri i Energjitikës, Genc Ruli u mor në pyetje nga prokurorët, në lidhje me çështjem Çez.
Ai ka dëshmuar mbrëmjen e djeshme, ku mësohet të ketë qëndruar rreth një orë në organin e akuzës.
Ruli ka thënë së shpreson të ketë ndihmuar prokurorinë me deklaratat e dhëna.
Më herët, është thirrur edhe Shkëlzen Berisha për t’u pyetur për këtë çështje, ndërsa pritet që prokuroria të kërkojë edhe dëshminë e shtetasit Nue Kalaj, i cili sipas akuzave të socialistëve ka ndërmjetësuar një takim midis Shkëlzen Berishës dhe ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, çekut Josef Hejsek.
Çështja e hetimeve për CEZ u rihap sërish javët e fundit pas marrjes së detyrës nga kryeprokurorja Arta Marku.
Diskutime rreth kësaj post