Në orët e gjata të dëshmisë së Sali Berishës në Komisionin Hetimor për çështjen “CEZ” u tha edhe gjithçka, edhe asgjë.
Që do të ishte një seancë dëgjimore e ashpër, u paralajmërua që në fillim, kur ish-Kryeministri refuzoi të betohej dhe të tregonte gjeneralitetet.
“Nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner. Nuk ke autoritet, moral, kredenciale të marrësh asnjë betim derisa je i dënuar me vendim të formës së prerë“, deklaroi ai duke akuzuar kreun e Komisionit, Taulant Balla.
Përplasja Balla-Berisha ishte e vazhdueshme dhe për rreth 4 orë ish-kryeministri foli për arritjet e Qeverisë së tij e akuzoi vazhdimisht Qeverinë aktuale për korrupsion.
Për publikun ato që u deklaruan nga Berisha në Komision mund të kenë vlerë, ndërsa juridikisht vlera e tyre është zero dhe këtë e sqaroi Taulant Balla në fund të mbledhjes.
“Dëshmitari nuk u betua dhe nuk dha gjeneralitetet dhe e gjitha kjo sipas ligjit sjell pavlefshmërinë e gjithë dëshmisë”, tha Balla./TCH/
Diskutime rreth kësaj post