Agron Duka, kryetari i PAA-së u shpreh në një intervistë për “Telegraf” se rotacioni nuk është një çështje e marrjes së pushtetit nga opozita, por rinovimi të qasjes ndaj qeverisjes më të fokusuar te hallet e qytetarëve dhe sipërmarrjes dhe jo te fasada dhe propaganda.
– Zoti Duka, tek opozita vërehet një eufori, sa mendojnë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, “Rilindja” Socialiste është tashmë një “frut” i kalbur dhe do të rrëzohet lehtë nga pushteti, pavarësisht se çfarë do të bëjë opozita. Ju e shikoni rotacionin politik kaq të mundshëm?
– Nuk do ta quaja eufori, por ndërgjegjësim, pasi të gjithë shqiptarët që nuk jetojnë brenda Facebook-ut të kryeministrit, janë të qartë për situatën reale të vendit. Shqipëria ka nevojë për energji të reja në qeverisje, ka nevojë për një start të ri që forcës politike aktualisht në pushtet i mungon, për më tepër që nuk ka më çfarë t’iu premtojë qytetarëve, të cilët patën gati 8 vite kohë për t’i parë në punë. Prandaj nuk është vetëm çështje rotacioni, por edhe rinovimi të qasjes ndaj qeverisjes. Më të fokusuar te hallet e qytetarëve dhe sipërmarrjes dhe jo te fasada dhe propaganda. Momenti i këtij ndryshimi ka ardhur, prandaj dhe ne si opozitë po bëhemi gati për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes.
Diskutime rreth kësaj post