Afër fundjavës në Mesdheun qendror do të kemi krijimin e një super-cikloni, ose një mase gjigande ajrore me presion të ulët atmosferik. Rrugëtimi i saktë i këtij cikloni të fuqishëm do të jetë përcaktues nëse do të kemi reshje të dendura shiu ose bore.
Sipas Meteoballkan, nëse cikloni shkon drejt jugut të Italisë dhe Greqisë atëherë në viset tona pritet të kemi reshje të dendura bore, por nëse cikloni hynë në Adriatikun qendror (pak modele simulojnë këtë opsion, megjithatë mbetet opsion) atëherë në drejtim të rajonit tonë priten ngritje të temperaturave dhe reshje të dendura shiu.
Opsioni i parë është shumë më i besueshëm dhe më i mundshëm, megjithatë gjatë javës çdo gjë do të jetë më e qartë.
Diskutime rreth kësaj post