Ambasada Britanike ka bërë thirrje që partitë politike të mos kandidojnë persona të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Duncan Norman e ka bërë këtë thirrje duke shtuar se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit po afron.
“Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit po afron. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.” – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post