Sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e 14 majit.
Në orën 12:00 kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj zhvillon mbledhjen për dy bashkitë për të cilat nuk u vendos një natë më parë për daljen apo jo me kandidatë për kryetar bashkie, në Kurbin dhe Vaun e Dejës.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu tha se në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë ka pasur deklarime të ndryshme, ndaj pritet të shihet qëndrimi i këtyre dy kandidatëve nëse do të pranojnë në garojnë për PD zyrtare apo do ta lënë garën të hapur për kandidatët e primareve.
Ndërkohë, deputetet e PS, Besjan Ajazi dhe Benet Beci dorëzuan mandatin e deputetit në kuvend pasi do të kandidojnë në zgjedhjet lokalet për bashkitë e Gramshit dhe Shkodrës.
Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin:
Tiranë-Roland Bejko
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Lezhë – Sandër Marku
Patos- Pranvera Rizai
Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
Korçë-Gjergji Gjata
Poliçan – Florian Qamo
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Dimal- Dritan Sula
Librazhd -Bujar Vreto
Vorë- Ibrahim Bruka
Sarandë- Skënder Muço
Mirditë-Mark Ruçi
Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje
Kurbin- Genc Doçi
Vau i Dejës- Klomentina Drini
Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë
Elbasan
Shkodër
Durrës
Diskutime rreth kësaj post