Sot është dita e fundit e aplikimeve për të qenë pjesë Byrosë Kombëtare të Hetimit ose ndryshe FBI-së shqiptare. Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila bën thirrje që tani është koha e veprimit kundër korrupsionit.
‘Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. https://bit.ly/342pGTS Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – çohuni dhe VEPRONI!’ – shkruan Kim në një postim në Twitter.
Të gjitha ata që kanë dashur të bëhen pjesë e FBI-së shqiptare kanë pasur kohë 11 ditë që të aplikonin. Nga të gjithë aplikantët, do të zgjidhen vetëm 60 prej tyre, të cilët pas kalimit të fazave do të trajnohen në SHBA nga agjentët e FBI- së.
Kujtojmë se më 8 shtator është hapur gara për 60 hetuesit që do të përzgjidhen për të qenë agjentët specialë të BKH-së. Ndërsa formulari prej 7 faqesh që duhet të aplikojnë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në faqen zyrtare të BKH-së.
Time to take action against corruption & organized crime in Albania. This is an opportunity to make a difference by becoming a special investigator of NBI. Application deadline is midnight tonight. https://t.co/ylPGTv291z Don’t be content to sit & complain – get up & TAKE ACTION! pic.twitter.com/pH94e7cdde
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2020
Diskutime rreth kësaj post