Aeroporti “Nënë Tereza” bëri një njoftim për të gjithë qytetarët e interesuar për të flutuar drejt Greqisë. Përmes një postimi në “Facebook”, TIA tha se nga data 17 gusht-31 gusht pasagjerët do të duhet të tregojnë më parë testin negativ për koronavirus.
“📌 Aegean Airlines deklaroi sot, se pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi. Kjo çertifikatë, në anglisht, duhet të përmbajë emrin dhe pasaportën ose numrin e identitetit të personit dhe të cilin ata i shfaqin pranë oficerëve të sekretarisë së përgjithshme për mbrojtjen civile, pas mbërritjes në Greqi.”, thuhet në njoftim.
Linjat ajrore kanë për të detyrë të verifikojnë testet para se qytetarët të hipin në avion.
Nëse kjo certifikatë mungon, atëherë ata nuk mund të udhëtojnë. Nga ky detyrim përjashtohen pasagjerët transit dhe fëmijët deri në 10 vjeç.
Po ashtu, është e detyrueshme që para se të bëhet check-in, pasagjerët në fluturimet ndërkombëtare duhet të plotësojnë formularin elektronik një ditë para mbërritjes.
Pasi ta plotësojnë, ata do të marrin një kod QR nga autoritetet, të cilin duhet ta tregojnë sa herë t’u kërkohet.
Diskutime rreth kësaj post