Që në aeroportin e Rinasit jemi mësuar të shohim edhe skena më të rënda si ajo e grabitjes me armë, kjo është e vërtetë, por edhe pamje si kjo e sotmja ku pasagjerët harrohen në pistë, sërish për shumëkënd është e pazakontë.
Pasagjerët e një linje që vinte nga Italia kanë qëndruar në pistë sapo kanë zbritur shkallët e avionit për minuta të tëra, sepse administrata e Aeroportit nuk kishte dërguar autobusët që transporton pasagjerët në terminal.
Në një moment, atyre që me sa duket e kishin për herë të parë këtë situatë të pazakontë, u detyruan ta marrin lehtë duke nxjerrë celularët dhe duke bërë foto e video. /tvklan
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post