Projekti për aeroportin e Kukësit është bërë objekt replikash në distancë mes përfaqësuesit të Partisë Demokratike Dorjan Teliti dhe kryeministrit Edi Rama.
Rama postoi në Facebook një video nga kantieri i punimeve për terminalin dhe zgjerimin e pistës së aeroportit në Kukës. Ai e komentoi këtë video me parashikimin e bërë edhe më parë se “projekti i shumë ëndërruar, do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes” dhe “do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë”.
Për postimin në fjalë replikoi eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti. Duke marrë shkas nga fakti se aeroporti i Kukësit ka qenë zotim i qeverisë që prej vitit 2017, Teliti nënkuptoi se Rama e përdor projektin e tij “sa herë kur përpiqet të fshehë një histori korrupsioni”.
“E gjithë zhurma e propagandës së Ramës për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen,” – shkruan Teliti.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post