Prej kur është shpikur aeroplani, njerëzit kanë “luftuar” për një ulëse afër dritares në aeroplan.
Por kjo s’do të ndodh më. “The Center for Process Innovation”, një kompani britanike, është duke krijuar të ardhmen e udhëtimit ajror.
Këta aeroplanë të së ardhmes janë në fakt pa dritare. Në vend të dritareve, i gjithë aeroplani do të jetë i mbuluar në ekrane OLED me prekje.
Kjo do të bëjë që të gjithë në aeroplanë të kenë një dritare virtuale. Brenda 10-15 vitesh, këta aeroplanë do të bëhen realitet, transmeton Gazeta Express.
Ekranet do të jenë të lidhura me kamera të vendosura gjithandej jashtë aeroplanit, duke bërë që ekranet të shfaqin në kohë reale pamjen jashtë aeroplanit.
Me këtë teknologji, pasagjerëve do t’ju duket sikur janë duke udhëtuar në qiell të hapur me aeroplan. Shikojeni videon e prototipit të kësaj teknologjie.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post