Ylli i futbollit Armando Broja, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket së bashku me babain e tij, sulmuesi shqiptar shkruan: “Gëzuar Ditën e Baballarëve babi”, krahas fotos përkatëse.
Edhe pse shpeshherë është treguar “i kursyer” për jetën familjare, duke mos e reklamuar shumë, këtë herë Broja ka zgjedhur të veprojë ndryshe.
Futbollisti kuqezi kaloi një vit të mrekullueshëm te Southampton në huazim, teksa tashmë është kthyer te Chelsea.
Nuk dihet sesi do shkojnë, pasi vështirë se ai do gjejë hapësira te Blutë e Londrës, por ajo që mund thuhet se e ardhmja e tij është e ndritur.
Diskutime rreth kësaj post