Mbrëmjen e djeshme, modelja Adrola Dushi, ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, ku ka folur për herë të parë, nëse është në një lidhje dashurie me këngëtarin Capital T.
Por, bukuroshja i menaxhoi shumë mirë provokimet, ku është pyetur dhe ngacmuar për detaje nga jeta e saj sentimentale.
E pyetur konkrerisht nga Donaldi nëse është në një lidhje me Capital T, Adrola Dushi u përgjigj se është në një lidhje shumë të ngushtë me veten, duke mos dhënë më tepër detaje.
Pjesë nga intervista:
Romeo: “Kjo nuk i ngacmon çunat tani sepse kjo është e lidhur”.
Adrola: “Unë nuk thashë asgjë, pse u ndave ti”?
Donaldi: A je në një lidhje me këngëtarin Capital T?
Adrola: “Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”.
Diskutime rreth kësaj post