Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla do të hetohet drejtësia. Është prokuroria e Durrësit ajo që ka nisur hetimin për Llallën, ndërsa është kërkuar informacion nga disa institucione.
Sipas burimeve mësohet se hetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do t’i kalojnë prokurorëve të çështjes.
Informacion është kërkuar nga ILDKPI, zyrat noteriale si dhe është kërkuar sekuestrimi i kontratave të shitblerjeve të pasurive. Adriatik Llalla dyshohet se ka pastruar para.
Dorëheqja e Adriatik Llallës nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli, siç parashikon ligji për një ish-prokuror të përgjithshëm, solli reagimin e menjëhershëm të ambasadorit amerikan, i cili në një postim në “Twitter” kujtoi se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post