Avokati Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në lidhje me Hartën e re të Gjyqësorit. Ai ka shpjeguar se ata që do të preken nga vendimi nuk janë avokatët, por drejtpërdrejtë qytetarët.
Sipas Lapaj, është cënuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi si edhe janë shtuar kostot me të cilat ky qytetar do të duhet të përballet në rast se do të synojë të kërkojë drejtësi.
“Në ka një komunitet avokatësh që kjo nuk cënohet është ai i Tiranës se do i shtohet puna por ne jemi sërish në unison. Nuk dëmtohet avokati, por qytetari se fatura do ti faturohet qytetari.
Problemi më i madh është sepse cënohet aksesi në drejtësi. Qytetari nga gjykata nuk duhet të jetë më shumë se 30 kilometra larg.
Sot kemi 6 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë që me hartën e re kalojnë në Lushnje.
Janë rritur kilometrat midis qytetarëve dhe gjykatave.
Kjo do të thotë që në shumicën e rasteve qytetarët do të duan të lënë ditën e punës, do të punësojnë një avokat që kushton më shumë dhe do të kenë më shumë kosto për karburantin.
Së dyti, rritet korrupsioni sidomos në çështjet administrative. Kemi shumë inspektoriate që penalizojnë qytetarët që pretendohet se kanë bërë shkelje. Kur gjykatat ishin afër mundësia për qytetarët që të shkonin në gjykatë dhe të kundërshtonin gjobën administrative ishte më e lartë. Tani taksidari e vë përballë zgjedhjes, më jep 200 mijë lekë ose paguaj një gjobë të majme.
Së treti, zbraz qytetet nga intelektualë, avokatë, ekspertë të fushës.
Mendoj që kjo që ka ndodhur nuk është menduar mirë. Në vende të tjera Moldavi dhe Portugali kjo reformë pranohet edhe në raporte që ka dështuar. Kjo që po ndodh mendoj se nuk do të jetë eficente dhe nuk është konsultuar mirë”, është shprehur ai.
Diskutime rreth kësaj post