Avokatja dhe kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, publikoi në “Çim Peka Live”, dokumentet që faktojnë lidhjen e kunatit të Lulzim Bashës me aferën e Portit të Durrësit.
Kalaja denoncoi skemën se si kompanitë që do marrin Portin, ndryshojnë emrat dhe qarkullojnë aksionet nga njëra kompani tek tjetra.
Oltjan Hoxholli rezulton administrator i Symphony Real Estate, e cila është shitur te North East Real Estate Holdings Limited, ortak me të cilën është Eagle Hills, e Muhamed Alabbar.
Symphony Real Estate, sipas dokumenteve të shtetit shqiptar, gëzon edhe statusin e investitorit strategjik dhe jo kompania e Alabbar, Eagle Hills.
Adriana Kalaja: “Ky është ekstrakti i kompanisë i printuar dje. Këtu bëjmë dallimin mes kësaj Eagle Hills dhe kompanisë që diskuton Edi Rama se ka ndërtuar në Kroaci dhe Beograd. Administrator është Muhamed Alabbar. Dhe kush është ortaku? Ortaku është NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Kjo kompani ka blerë aksionet e kompanisë Symphohy Real Estate ku administrator në të gjithë Shqipërinë, Alabbar nuk gjeti tjetër, por gjeti administratorin e kunatit të zotit Lulzim. Zoti Oltjan Hoxholli. Në 14 shkurt 2022, ky është momenti kur aksionet e shoqërisë Symphony i blen shoqëria North që ka si ortak Alabbar dhe ka dhe ortakë të tjerë sepse ne nuk i dimë ngaqë janë offshore. Regjistrimi fillestar është në ishujt Kajmak. Pasi u blenë aksionet, shoqëria vazhdonte të mbante emrin Symphony.
Edhe pse u largua administratori që dikur ishte administrator te kompania më e madhe e zotit Erion Isufi, të gjitha veprimet e tjera ‘rastësisht’ i bënin punonjëset e zotit Isufi. Vijmë te veprimi i fundit. Në datën 27.06.2022, ndryshon emri nga Symphony Real Estate Developmet, në Eagle Hills Real Estate Development. Është e njëjta, nuk ka ndryshuar asgjë. Ne kemi të bëjmë me një kompani të njëjtë me Symphony, thjeshtë ka ndryshuar emrin. Është Simphony, nuk ka kompani Eagle Hills.
Megjithëse Symphony u ble nga North e Alabbar, në kompani vazhdonte të ishte administratori i kompanisë Symphony. KëtU janë punonjësit që kryenin veprime si për Symphony, si për Eagle Hills. Nuk ka asnjë dallim mes Symphoy dhe Eagle Hills. Investimin në Portin e Durrësit do ta bëjë një kompani ku ne nuk kemi informacion se kush janë aksionerët dhe kush janë kapitalet që zotërojnë. Ne si investor në Portin e Durrësit na u shit kompania Emaar, kompani publike me reputacion të mirë, por nuk mund të na e shesësh…
Investitor në Portin e Durrësit na u shit kompania Emaar, por nuk mund të na e shesësh Alabbarin, ish-drejtorin e Emaar si të barabartë me Emaar. Vetë zoti Alabbar ka qenë ish-drejtor i kompanisë Emaar. Eagle Hills, e ka datën e krijimit në maj 2021. T’i japësh t’i një investim kaq të madh, Portin e Durrësit, një kompanie që nuk ka asnjë rezyme se kush janë investimet, çfarë ka bërë, çfarë ka investuar në të tilla aktivitetesh”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post