Një adoleshente u gjet e varur tek një pemë pasi filloi të vuante nga një reaksion alergjik nga Wi-Fi. Jenny Fry, 15 vjeç, vuante nga sëmundja e ndjeshmërisë ekstreme ndaj rrezatimit elektromagnetik (EHS). Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë alergji ndaj valëve Wi-Fi, duke u shkaktuar atyre të përziera, dhimbje koke, si dhe rrahje të shpejtuara të zemrës. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe 15-vjeçares, që çoi në vetëvrasjen e saj.
Trupi i viktimës u gjet i varur në një pemë afër shkollës në Chadlington, Oxon. Prindërit e saj kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të hequr internetin me valë nga shkolla dhe për të nxitur qeverinë që të bëjë më shumë kërkime shkencore mbi sëmundjen EHS.
“Nuk jam kundër kësaj teknologjie, megjithatë mendoj se shkollat duhet të kenë kujdes, pasi disa nxënës mund të jenë të ndjeshëm, dhe duhet të reduktojnë përdorimin e Wi-Fi,” shprehet nëna e të ndjerës.
Diskutime rreth kësaj post