Departamenti amerikan për Sigurinë e Brendshme (DHS) i hapi rrugën sot deportimit masiv të atyre që jetojnë ilegalisht në SHBA, nën një urdhër ekzekutiv të muajit të kaluar të presidenti Donald Trump.
Trump kishte deklaruar se do të bllokonte imigracionin ilegal gjatë fushatës së tij dhe ka nxjerrë një seri veprimesh ekzekutive muajin e kaluar, përfshirë rritjen e burimeve për agjentët e sigurimit të kufijve dhe rritjen e afatit të burgimit për imigrantët ilegalë.
Shkresat e publikuara sot theksojnë se si do të aplikohen urdhërat e Trump.
Dy shkresat e departamentit që japin udhëzime mbi deportimin theksojnë se “me përjashtime jashtëzakonisht të limituara, DHS-ja nuk do të përjashtojë asnjë klasë apo kategori të të huajve nga aplikimi i këtij rregulli”.
“Të gjithë ata që shkelin ligjet e imigracionit mund të jenë subjekte të procedurave ekzekutuese, deri në largimin nga SHBA-ja”, thotë DHS-ja.
“Qeveria do të punësojë 10 000 oficerë të rinj të imigracionit dhe 5 000 agjentë patrullues të kufirit”, deklaroi sekretari i DHS-së, John Kelly.
Vlerësohet se 11 milionë imigrantë, kryesisht nga Meksika dhe vende të tjerë të Amerikës Latine, qëndrojnë ilegalisht në SHBA, sipas “Pew Research Center”.
Diskutime rreth kësaj post